Prej muajsh në media përflitet për një lidhje mes DJ Sardit dhe moderatores Jonida Vokshi.
DJ i famshëm ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Familja’ në Tv Klan, ku mes shumë pyetjesh të tjera, Turi e pyeti edhe nëse është lidhur me Jonidën.
Përgjigja e DJ Sardit nuk ishte as PO as JO pasi ai tha “Mbase”.
Por në një farë mënyre edhe kjo përgjigje e tij është marrë si një konfirmim se diçka mes tyre ka.