Vendosni fjalën kyçe....

Italia e ashpër ndaj Francës: Fajin për emigrantët e kanë politikat e saj kolonialiste


Zëvendëskryeministri italian, Di Maio, ka fajësuar Francën për krizën evropiane të emigrantëve, duke e akuzuar atë për imponimin ndaj kombeve afrikane me politika “kolonialiste”.

Ai premtoi të çonte çështjen në BE dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Luigi Di Maio, kreu i lëvizjes antiestablishment “Pesë Yjet” dhe zëvendëskryeministri i Italisë, filloi një sulm të ashpër ndaj Francës, pasi sipas tij ajo është përgjegjëse për krizën e vijueshme të emigrantëve në kufijtë e BE-së.

Di Maio po fliste në një tubim të dielën, kur ai preku rastin e fundit të mbytjes të emigrantëve në Detin Mesdhe.

Besohet se më shumë se 170 emigrantë, të cilët u larguan nga Libia dhe Maroku mund të jenë mbytur në det javën e kaluar. Tragjeditë në Mesdhe kanë rindezur debatin mbi politikat ndaj migracionit.

“Ne do të ishim hipokritë nëse do vazhdonim të flasim për efektet, pa kërkuar shkaqet. Sot kemi njerëz që vijnë nga Afrika, për shkak se disa vende evropiane si Franca nuk kanë ndalur kurrë kolonizimin e Afrikës në kokën e tyre,” tha Di Maio për turmën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *