Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi më të fortë se një muaj më parë”, Rama merr fjalën, opozita largohet nga seanca


Pasi kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në Parlament opozita është larguar nga seanca plenare. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka theksuar se partia dhe qeveria e tij janë më të fortë se një muaj më parë pas ndryshimeve të bëra. Ai theksoi se askush nuk mund të hedhë baltë mbi ministrat e rinj dhe se protesta e studentëve bëri që kjo qeveri të reflektojë.

“Basha tha shprehje të neveritshme ndaj ministreve. PS-ja ka vijuar me ripërtëritjen e saj. Mbi ministrat e rinj nuk mund të hedhin baltë. Ne nuk kemi ndërmend të kompleksohemi por përkundrazi jemi krenar për këtë dhe për partinë tonë. Ne sot jemi më shumë dhe më të fortë sesa një muaj më parë. E dini pse se protesta e studentëve na dha forcë që edhe ne të reflektojmë.  Ne  kemi nisur dhe përgatitjet për një betejë që nuk diskutohet a do e fitjmë apo jo por për të qenë më shumë dhe për të përfaqësuar më shumë ata që na votojnë”, u shpreh Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *