Vendosni fjalën kyçe....

KLP i del kundër Arta Markut, kthen te Krimet e Rënda Hajdarmatajn e Çelajn


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur rikthimin te Krimet e Rënda të dy prokurorëve, Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çelaj, të cilët u transferuan nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në rrethe.

Për rikthimin e tyre në detyrë votuan pro 6 prokurorë, ndërsa 5 votuan kundër.

Në mbledhjen e sotme të KLP-së, u trajtua edhe rasti i prokurorëve të lartpërmendur, të cilët u transferuan në rrethe me një vendim të Arta Markut pak muaj më parë.

Në fjalën e tij, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, theksoi plotësimin e vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho e Besnik Muçi.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve.

U lehtësua ndjeshëm lista e dokumenteve. Shpresojmë që ky lehtësim të jetë inkurajues. Thirrje të gjithë prokurorët me integritet që të mos e humbin këtë mundësi për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.” tha Ibrahimi.

Ndërkohë anëtari Kostaq Beluri propozoi një strukturë shtesë të KLP-së prej 6 prokurorësh ndihmës, propozim që u miratua me 9 vota pro dhe 2 kundër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *