Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rifillon sot punën me votimin e Ramës ministër


Pas seancës së jashtëzakonshme të 16 janarit, ku u miratuan dekretet e presidentit Meta për emërim-shkarkimet e ministrave, këtë të hënë në Kuvend do të zhvillohet seanca në të cilën pritet që kryeministri Edi Rama të marrë postin e minstrit të jashtëm.

Pas ndryshimeve të fundit në qeveri, disa prej atyre që u bënë pjesë e Këshillit të Ministrave kanë lënë në anën tjetër vende bosh në komisionet parlamentare.

Në seancën që do të zhvillohet në orën 17:00, pritet që në vend të Erion Braçes që u emërua zëvendëskryeministër, Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do ta drejtojë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në vend të Eduard Shalsit, drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pritet ta marrë ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

I emëruar tanimë ministër i Bujqësisë, Bledi Çuçi lë bosh dy detyra parlamentare, atë të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, si dhe postin e zv.kryetarit të Komisionit të Integrimit

Për të parën pritet të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti, ndërsa për të dytën nuk është bërë ende publik emri i ndonjë zëvendësuesi. Sakaq nga opozita nuk ka një deklaratë nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme, apo do të ketë bojkot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *