Meta takon Gjukanoviçin, kërkon integrim më të plotë të shqiptarëve


Presidenti Meta ndodhet në Mal të Zi në kuadër të një vizite zyrtare ku do takohet me homologun e tij, Milo Gjukanoviç.

Kreu i Shtetit e ka cilësuar si të shkëlqyer takimin me Gjukanoviçin ndërsa shkruan se temë e bisedimeve me të ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi më i plotë i shqiptarëve në Malin e Zi si dhe kursi evropian dhe euro-atlantik i rajonit.  

“Shumë i lumtur të vizitoj zyrtarisht Malin e Zi dhe të zhvilloja me Presidentin, Milo Gjukanoviç një takim të shkëlqyer! Forcimi edhe më shumë i marrëdhënieve dypalëshe, integrimi edhe më i plotë i shqiptarëve të Malit të Zi, si dhe kursi europian dhe euro-atlantik i rajonit, në interesin më të mirë të përbashkët.” – shkruan Meta në postimin e “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *