Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i SHÇBA-së


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka emëruar në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Muhamet Rrumbullakun.

Prezantimi është bërë nga zv.ministri i Brendshëm, Lamallari, në një takim të këtij të fundit me srukturat e SHÇBA-së.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë pozicion, Anila Trimin, që e drejtonte këtë strukturë që prej 29 marsit të vitit të shkuar, pas largimit të Eduard Merkajt.

“Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *