Dy anije kanë marrë flakë në ngushticën e Kerch, pranë Krimesë.
Lajmin e bën të ditur ministria e Transportit rus, sipas së cilës të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit janë hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve.
Sipas mediave ruse, një nga dy anijet transportonte gaz të lëngshëm dhe cisterna ka shpërthyer si pasojë e përplasjes.
Ka të paktën 9 persona të vdekur, sipas asaj që raporton zëdhënësi i Agjencisë funerale ruse për transportet detare. 14 të tjerë arritën të shpëtohen.