Vendosni fjalën kyçe....

PS kundër propozimit të Metës për kreun e KLSH-së


Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar pas propozimit të Bahri Shaqirit, si kryetar i KLSH-së nga ana e presidentit Meta.

Sipas Manjas, propozimi i kreut të shtetit është antikushtetues duke qenë se emri i propozuar nuk është ekspert në fushën e financave.

Ndërsa ai përmend se problem tjetër i kandidaturës së Shaqirit është edhe profili sipas tij i lartë politik i kandidatit me LSI-në.

“Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidaturës se Bahri Shaqirit për në krye të KLSH. Përtej faktit të të bërit politikë, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e vështirë për ta lexuar shqip në gërmë dhe frymë Kushtetutën e RSH?

Kandidatura e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përveçse është një kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI, ka edhe një problem serioz kushtetues.

Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH, ekspertizën në fushën e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar.

Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe e dyta edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSI-ja, prapëseprapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës. Madje mund ta komplikonte atë.

Natyrisht ky është thjesht një opinion personal juridik, po për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri. Për të cilin kam respekt për si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta.

Ndërkohë është shqetësues fakti se në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe më i madh se sa pamundësia për t’i dhënë OK kandidaturës së këshilltarit të tij.” – shkruan Manja në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *