Vendosni fjalën kyçe....

Rama bëhet edhe ministër i Jashtëm, shkarkohet Ditmir Bushati


Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama u votua nga parlamenti edhe si Ministër i Jashtëm. Në këtë seancë plenare u votua edhe dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ky post. 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shkarkua me 77 pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij.

Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar ministër i jashtëm me 78 vota pro. Gjithashtu Kuvendi ka vendosur të zgjasë me 30 ditë punën e komisionit të reformës zgjedhore.

Pas votimit kryeministri u shpreh oara mediave se votimi i sotëm ishte një zgjedhje e detyruar. 

“Dua të them se votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetues ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti u detyrova të marr ketë vendim, pasi projekti i qeverisë re nuk duhet të cenohet. Ne kemi përgatitur padinë në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e bëra nga presidenti- tha Rama.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *