Nga autoritetet spanjolle janë sekuestruar një sasi e madhe kokaine dhe është zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës. Ky laborator ku është gjendur edhe kjo sasi e madhe droge ishte ndërtuar brenda një vile në Valencia të El Puig dhe ruhej nga grup marokenësh.
Nga ky superoperacion, janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën dhe ishin nga kombësi të ndryshme spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale, të cilët përdorën kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 10 prona të ndryshme. Veç këtyre janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.
Burimi: https://www.lavozdegalicia.es/noticia/galicia/2019/01/21/cae-red-introducia-pasta-coca-marin-procesarla-laboratorio-valencia/00031548058361342133967.htm