Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka deklaruar se drejtësia në vend është shkatërruar nga Rama duke u shndërruar në drejtëtinë që mbron trafikantët, kriminelët dhe të korruptuarit.
Vasili thekson se Soros ka shërbyer si instrument dhe si alibi për kapjen e reformës në drejtësi nga kryeministri Rama.
Ai i referohet raportit të Judicial Watch, sipas të cilit, drejtësia në Shqipëri është e kapur dhe e degraduar qëllimshëm.
“Soros si instrument dhe alibi per kapjen e reformes ne drejtesi nga Edi Rama. Judicial Watch shprehet qarte per kapjen dhe degradimin total e te qellimshem te reformes ne drejtesi. Iluzioni i reformes ne drejtesi u fik perfundimisht.
Instalimi i nje drejtesie shume me te keqe,shume me te kapur dhe shume me te padrejte se e meparshmja eshte fakt i pakundershtueshem. Drejtesia u shkaterrua per te ndertuar drejtesine qe mbron trafikantet,kriminelet dhe te korruptuarit e Edi Rames.
Kjo eshte drejtesi e kriminalizuar ashtu si dhe qeveria. Ekzaltimi paranojak per gjoja ndihmen e “madhe” qe gjoja Soros kishte dhene per reformen ne drejtesi ishte sepse Sorrosi sherbeu si instrument dhe alibi per kapjen e drejtesise nga Rama.
Duartrokitjeve per reformen ne drejtesi te binomit Rama – Sorros jua zuri vendin urrejtja e te gjithe shqiptareve per keta te dy,qe ndertuan nje drejtesi te zeze kunder qytetareve te thjeshte Citimi i William F. Marshall te Judicial Watch per Shqiperine, reformen ne drejtesi, Sorros dhe Ramen:
“Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjytarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi
Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat.
Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe raportit te transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros…” – shkruan Vasili në “Facebook”.