Vendosni fjalën kyçe....

Thirri “Rama, je antishqiptar”, shoqërohet në polici qytetari


Një qytetar është shoqëruar nga policia pasi thirri: Rama, je antishqiptar!

Sipas “News24”, qytetari ndodhej përballë kryeministrisë, teksa kreu i qeverisë, ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste po zhvillonin homazhet në kujtim të 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Qytetari thërriste Rama je antishqiptar dhe pas disa minutash ai është shoqëruar nga policia.

Pas kësaj ai u transportua me nje makinë të “Policisë Rrugore” në mjediset e drejtorisë së policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *