Vendosni fjalën kyçe....

Unë sot jam në grevë!


Nga Artan Fuga

Unë sot jam në grevë,

si anëtar i thjeshtë, i barabartë, përtej ndarjeve departamentale, i asamblesë të fakultetit Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës.

Sepse unë refuzoj të bëj mësim në një universitet që kthehet në një regjim kazerme.

Sepse VKM-të e fundit janë krejtësisht në kundërshtim me frymën demokratike të një universiteti të lirë!

Sepse unë jam për një model të ri universitar shqiptar, por jo që kriza e protestave studentore të hidhet mbi demokracinë universitare.

Unë e njoh nga historia sesa sa e rrezikshme është kur pushteti bën sikur merr anën e të dobtëve dhe si zgjidhje propozon cënimin e lirisë!

As feja, as shkenca, as arti, as dija, nuk bëhet në kushte detyrimi!

Prej shekujsh Martin Luteri e ka zbuluar këtë edhe për shqiptarët!

Sot në oborrin e fakultetit Histori – Filologji luhet fati i intelektualizmit shqiptar për të paktën dekadat e ardhshme.

Unë njoh të gjitha të metat dhe veset e botës universitare, një pjesë e të cilave janë të rënda, edhe për përgjegjësi të politikave të ndjekura në këto dekada. Por, unë më mirë pranoj veset e lirisë sesa “virtytet” e një diktature që prej kohësh vërtitet mbi mendjet e shqiptarëve dhe botën intelektuale shqiptare.

Vetëm bashkëpunimi forcë publike, studentë, shoqëri, pedagogë, mund ta shpëtojë arsimin e lartë shqiptar!

Politika ta kuptojë se nuk merr vesh fare nga administrimi i dijes dhe i shkencës, prandaj prodhon norma juridike që janë edhe më të dëmshme sesa vetë ligji i keq i arsimit të lartë!

Nuk ka kuptim që fillimisht na imponohen VKM autoritare dhe pastaj na thuhet hajde diskutojmë për paktin e universitetit!!!

Pedagogët dhe studentët nuk janë debila!

Mos i humbisni ditët dhe orët pedagogëve dhe studentëve që duhen harxhuar për dijen dhe shkencën!

Unë sot jam në grevë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *