Presidenti serb, Vuçiç, është i gatshëm për vendime siç tha ai, të vështira për Kosovën.
Në një intervistë për “RTS”-në, kreu i shtetit ka thënë se është i gatshëm që të marrë vendime të vështira, por siç ka thënë ai, ato vendime duhet të jenë një kompromis, raporton “Lajmi.net”.
Ai ka theksuar se nuk është optimist se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare me Kosovës, por siç u shpreh ai, është i gatshëm për vendime të vështira, vendime këto që sipas tij, duhet të jenë një kompromis.
I pyetur nëse Rusia do të mbështesë ndarjen e territorit të Kosovës si një zgjidhje për të dyja shtetet, Vuçiç ka thënë se së pari duhet të hiqet taksa.
“Pasi ata mendojnë se e gjithë Kosova është e tyre, si do të flasin për humbjen e të paktën një metër katrori, nëse nuk janë të gatshëm të heqin taksën”, tha Vuçiç.
Ai sugjeroi se është i gatshëm për vendime të vështira, por se ato duhet të jenë një kompromis.
Sipas tij marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.