Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet një nga protestuesit e Astirit, banorët ultimatum Lleshajt


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe pse rreshjet e shiu vazhdojnë të bien me intesitet të lartë. Banorët janë shprehur në fjalën e tyre se nuk do të gënjehen me shkarkimin e Afrim Qendros por duan të anullohet projekti i “Unazës së Re”.

“Rama është mësuar të drejtojë me metoda komuniste. Ai e drejton vendin si pronë të tij. Me shqiptarët Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë dhe i ka ditët e numëruara. Nuk genjehemi me shkarkim me Afrim Qendros. Rëndësi për ka ka vetëm anullimi i projektit të “Unazës të Re””, u shpreh një prej banorëve.

Por gjatë protestës së sotme është ndaluar një nga banorët e Astirit, Artur Mujo.

Lidhur me këtë arrestim, kanë reaguar banorët e Unazës, duke i lënë edhe një ultimatum ministrit të brendshëm Sandër Lleshajt. “Në rast se nuk e lironi Arturin brenda orës 18.00, protesta jonë do të zhvendoset para komisariatit nr. 6, Mjaft me arrestime politike, lironi Artur Mujon, lironi Danjelin.”-”, paralajmërojnë banorët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *