Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video nga plazhi i Durrësit, ku shihet se si hidhen mbeturinat pranë bregut dhe për këtë fajëson Vangjush Dakon.
“Firmat e Gjush Betonit kryen krim të shëmtuar mjedisor në plazh!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.”, shkruan Berisha.
Qytetari që i ka dërguar videon Berishës, thotë se plazhi po ndotet nga firmat e kryetarit të bashkisë, Vangjush Dakos.
“Mirëmëngjes Doktor! Sot në mëngjes është bërë kjo foto ngjit me portin në rërë. Në plazh hidhen mbeturina nga firmat e Gjushit”, shkruan qytetari.