Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në Presidencë u betuaa si ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj ceremonie nuk janë lejuar mediat të jenë prezente por më poshtë janë fotot nga betimi. Një ditë më parë parlamenti votoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për vendosjen e Ramës si ministër të Jashtëm.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar dje nga Kuvendi me 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar si ministër i jashtëm me 78 vota pro.
Rama mori postin si ministër i Jashtëm pasi presidenti Meta nuk pranoi Gent Cakajn, të propozuarin e Ramës në këtë post. Një ditë më parë pasi parlamenti votoi Ramën si ministër të Jashtëm ky i fundit u shpreh për mediat se padia ndaj presidentit për mosdekretimin e Cakajt është gati.