Izraeli njoftoi se procedoi sot bashkë me SHBA-në me sukses një testim të sistemit antiraketor “Arrow 3” të zhvilluar dhe financuar bashkërisht nga të dyja vendet.
Testimi i sistemit, që synon të interceptojë raketa mbi atmosferë me një rreze që mund të arrijnë deri në 2 400 kilometra, u zhvillua nën kontekstin e tensioneve me Iranin.
Ushtria izraelite goditi të dielën në mbrëmje ato që ajo i paraqiti si objektiva iraniane në territorin Sirian, në përgjigje sipas Izraelit të goditjes të dielën me një raketë tokë-tokë iraniane me rreze të mesme.
“Arrow 3”, që është niveli më i lartë i dispozitivit izraelit antiraketor, synon gjithashtu të godasë edhe raketat me rreze të gjatë.