Në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe ka folur së fundmi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka folur për takimin që pati me komisionerin Hahn në lidhje me këtë çështje. Shefi i qeverisë së Kosovës deklaroi se zyrtari i lartë evropian i ka ofruar ndihmë, ndërsa Haradinaj i ka treguar kushtet se si mund të hiqet taksa.
Por ai u shpreh para kamerave se nuk do të të lëvizë nga qëndrimi i tij për taksën 100 % ndaj mallrave serbe derisa Serbia të njohë Kosovën si shtet.