Një sasi prej rreth 1 ton drogë është kapur në Vlorë.
Lënda narkotike, që kishte si destinacion Italinë është kapur në grykëderdhjen e lumit Vjosë nga “Delta Force”.
Mësohet se mjeti lundrues ku u gjet droga ishte në ndjekje nga policia, por drejtuesit e tij kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes duke e braktisur atë.
Ata e kanë braktisur gomonen në breg të detit, ku edhe është sekusetruar nga policia. Kjo e fundit ka dhënë hollësi lidhur me operacionin ku u kap një gomone me 1 ton drogë, por jo trafikantët.
“Operacioni në orën 03:30 të mëngjesit, kur u pikas mjeti lundrues, disa milje në det. Policia kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza vijuan ndjekjen në det. Trafikantët u futën në grykederdhjen e lumit Vjosë dhe më pas braktisën gomonen dhe drogën pranë fshatit Bishan. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit.” – thuhet në njoftim.
Operacioni për kapjen e gomones u zhvilluar nga italianët e Guardia di Finanza-s, policia e Fierit, Vlorës si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Nuk dihet ende se kujt i përket sasia e larpërmendur e kanabisit, ndërsa policia po heton për gjetjen e pronarëve të mjetit dhe të drogës. /Hashtag.al