Vendosni fjalën kyçe....

Këngëtarja e famshme humb djalin: “Më ndihmoni ta gjej” (FOTO)


Djali i këngëtares së famshme Sinedad O’Connor i ka shkaktuar panik mamasë së tij, kur është zhdukur pa lënë gjurmë për tri ditë.

“Daily Mail” shkruan se 14-vjeçari Shane O’Connor, u zhduk të premten mbrëma dhe këngëtarja kërkoi ndihmën e policisë dhe të publikut që ta ndihmonin ta gjenin atë.

Këngëtarja 52-vjeçare fillimisht publikoi në rrjetet sociale apelin për ndihmë.

“Djali im i ëmbël 14 vjeçar humb shpesh dhe së fundmi është zhdukur për dy ditët e fundit.”, shkruante ajo.

 

“Nëse jeni një prind në shtëpinë e të cilit ai ka qëndruar ose qëndron akoma, ju lutemi telefononi Dundrum Gardain. “, shkruan Sinedad.

Këngëtarja ka gjetur mbështetjen e publikut, të cilët janë shprehur të gatshëm të ndihmonin.

Adoleshenti tanimë është gjetur “i sigurt dhe i shëndetshëm” dhe lajmin e ka dhënë edhe këngëtarja në twitter. Shane është kthyer në shtëpi pas tri ditësh.

Këngëtarja irlandeze është komentuar shumë sëfundmi, kur vendosi të konvertohej nga katolike në besimtare të islamit dhe ndërroi edhe emrin e saj në Shuhada’ Davitt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *