Vendosni fjalën kyçe....

“Kryqëzohet” Prela, pyetja që sikletosi shefen e Krimeve të Rënda (Debati i Plotë)


Shefja e Krimeve të Rënda, Prela dhe vëzhguesi i ONM-së, Jacobs

Shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, i është nënshtruar sot seancës së vettingut në KPK.

ë seancën e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari ka qenë i pranishëm edhe Teo Jacobs, në statusin e vëzhguesit të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit).

Në seancën e vettinguit, vëzhguesi i ONM-së, Jacobs, e ka pyetur Prelën lidhur me pagën me para në dorë të bashkëshortit të saj si dhe për faktin pse ai nuk kishte paguar taksa.

“Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilcace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.

Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë rrogën në të holla edhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë?

Ti duhet të shpwrlash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin.

Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim.

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjen  tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë.

Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.

Kurse Prela është përgjigjur duke thënë: “Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri, jo në vendet e BE-së. Firma e ndërtimit s’ka respektuar detyrimet kontraktore. Tatimet e bashkëshortit duhet t’i paguante punëdhënsi. Në këtë rast të dëmtuarit jemi unë e bashkëshorti im. Jemi në gjyq më kompaninë për mospagim sigurimesh.”

Sipas KPK-së, Prela ka mosdeklarim të huamarrjes me 1 milion lekë në tetor të 2010-ës. Ndërkohë ka dyshime për huamarrje 25 mijë euro në vitin 2010, të cilën e ka kthyer në 2014.

Ka dyshime për çmimin e blerjes së një toke nga Donika Prela, të ardhurat e së cilës i ka paguar nga paga si prokurore.

Donika Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002.

Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”.

/Hashtag.al

Shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe vëzhguesi i ONM_së, Theo Jacobs

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *