Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj, është emëruar këshilltar për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama.
Pasi Sandër Lleshaj mori detyrën si Ministër i Punëve të Brendshme la bosh postin e këshilltarit të kryeministrit për çështjet e sigurisë.
Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj, më parë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit. Ai u lirua nga detyra një javë më parë dhe në vend të tij u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 Qershorit.