Vendosni fjalën kyçe....

Marcelo drejt largimit nga Real Madridi, Perez përgatit “revolucionin” veror


Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, Marcelo, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, ku duhet thënë ka fituar gjithçka.

Sipas mediave spanjolle, mësohet se Marcelo i ka thënë presidentit madrilen, Florentino Perez, që ta lërë të lirë, në rast se i vjen ndonjë ofertë për të.

“Nëse bëjnë ndonjë ofertë për mua, duhet të më lini të shkoj.” – ka thënë Marcelo. Kjo deklaratë e Marcelos sipas mediave spanjolle ka të bëjë me interesimin e Juventusit për shërbimet e tij.

Ai është një mik i vjetër me Cristiano Ronaldon dhe kërkon të bashkohet me të te ekipi italian me çdo kusht.

Megjithatë ky operacion pritet të kryhet në merkaton e verës duke qenë se paraprakisht, presidenti Perez e ka dhënë miratimin e tij.

Largimi i Marcelos do pasohet me të tjera largime e afrime në atë që drejtuesit e Realit të Madridit e cilësojnë si revolucioni i verës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *