Vendosni fjalën kyçe....

Në 16 shkurt opozita në protestë në mbarë vendin


Partia Demokratike në përfundim të mbledhjes së saj ka vendosur që më 16 shkurt do të zhvillohet protesta e madhe opozitare. Mësohet se me datën 16 shkurt në orën 11:00, do të zhvillohet kjo protesta e madhe e opozitës.

Në këtë ditë do të ketë disa tubime dhe manifestime nëpër qytete të ndryshme të vendit. Deputetët e opozitës dhe anëtarët e kryesisë do të ndahen nëpër qytete  dhe do të drejtojnë protestat atje.  Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë pas ndryshimeve brenda partisë.

Këtë vit do të ballafaqohemi me sfida të mëdha që nga rrënimi i Shqipërise tek degradimi i Edi Ramës. Ky është viti i betejës.
Ky është një vit ku duhet të ndeshemi me domosdoshmërinë e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dekriminalizmii i zgjedhjeve është objektivi parësor për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale afrojnë, qeverisja kontrollohet totalisht nga krimi ndaj Edi Rama refuzoi propozimin për vettingun në politikë. Këtë vit Shqipëria rrezikon seriozisht mosmarrjen e statusit në verë”, deklaroi Basha disa ditë më parë te Këshilli Kombëtar i PD-së. /Hashtag.al 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *