Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe pse rreshjet e shiu vazhdojnë të bien me intesitet të lartë. Banorët janë shprehur në fjalën e tyre se nuk do të gënjehen me shkarkimin e Afrim Qendros por duan të anullohet projekti i “Unazës së Re”.
“Rama është mësuar të drejtojë me metoda komuniste. Ai e drejton vendin si pronë të tij. Me shqiptarët Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë dhe i ka ditët e numëruara. Nuk genjehemi me shkarkim me Afrim Qendros. Rëndësi për ka ka vetëm anullimi i projektit të “Unazës të Re””, u shpreh një prej banorëve.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro u shkarkua nga institucioni që drejton.Në vend të tij, pritet të emërohet ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e cila u prek nga ndryshimet në qeveri të kryeministrit Rama fundvitin e shkuar.