Dita e sotme vjen me reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin. Rajoni vijon në kushtet e kthjellimeve në pjesën më të madhe të tij, por brigjet veriperëndimore mbeten me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore.
Reshjet e shiut dhe dëborës do të përfshijnë 90% të gadishullit Ballkanik.
“Sot moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu . Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon.
“Dita e Martë dt 22 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu . Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/6°C
Zonat e ulëta 5/14°C
Zonat bregdetare 6/15°C”, parashikon metereologia Rezarta Xhakollari.