Vendosni fjalën kyçe....

Rreth 100 minatorë bllokohen brenda minierës së Trepçës, 700 metra nën tokë


Rreth 100 minatorë kanë ngelur të bllokuar brenda minierës së Trepçës. Kryetari i Sindikatës së Trepçës ka deklaruar se minatorët gjenden gnë një thellësi prej 700 metrave por  janë jashtë rrezikut për jetën pasi ajrimi është në nivel të mirë.

“Po është e vërtetë. Kanë mbetur në minierë.Minatorët kanë qenë duke punuar  kur ka ndodhur djegia e trafos kryesore që furnizon minierën me energji. Për momentin janë në minierë. Rrezik për jetë nuk ka. Jemi në kontakt, ajrimi është në nivel. Brenda mund të jenë rreth 100 veta. Thellësia në të cilën gjenden është diku rreth 700 metra e lartë, në zonën e 11”, – ka thënë Sadiku për gazetën “Ekspress”. 

Ai ka shtuar se janë duke u bërë përpjekje që të gjejnë një mënyrë alternative për ta bërë ashensorin funksionuar dhe për t’i nxjerrë minatorët.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Jemi duke punuar që t gjejmë një zgjidhje alternativë, derisa të funksionojë ashensori për t’i nxjerrë nga miniera”, ka përfunduar ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *