Ditët e fundit në media flitet shumë për një lidhje mes moderatores Jonida Vokshi dhe DJ Sardit, mbi të gjitha pas deklaratës së këtij fundit ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në emisionin “Familja”.
Mirëpo Jonida Vokshi, në një prononcim për “Prive” i ka mohuar të gjitha.
“Pikë së pari shumë-shumë faleminderit që më pyetët. Pikë së dyti nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori”, ka qenë përgjigja e Vokshit duke i dhënë fund kësaj historie.
Në fakt, DJ Sardi i la vetë mediat të aludonin për një lidhje mes tij dhe moderatores, pasi i pyetur nga Turi në emisionin “Familja”, nëse ishte i lidhur me Vokshin, ai u përgjigj “Mbase”.