Shakira po mban zi për humbjen e një fansi. Këngëtarja kolumbiane shkroi një dedikim në “Instagram” për Gerardon, fansin e tij më të madh, një djalë i ri i cili harxhoi shumë nga koha e tij për të nderuar punën e Shakirës.
“Gerardo, po mendoj për ty dhe kudo që të jem, do të kujtoj”, shkruan Shakira në spanjisht krahas fotove të Gerardos.
Fotot tregojnë qartë dashurinë e Gerardos për këngëtaren e “Waka Waka”, pasi në njërën prej tyre shihet që kishte mbledhur të gjitha albumet dhe fotografitë e saj.
Gerardo ndërroi jetë vetëm disa muaj pasi ndoqi një festival të këngëtares në Meksiko, në stadiumin Azteca.