Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët sulm me bombë në bazën sekrete afgane, vriten 45 ushtarakë


Një sulm ndaj një baze ushtarake në provincën Maidan Wardak në Afganistan, u ka kushtar jetën të paktën 45 ushtarakëve, shkruan AP që citon burime zyrtare.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, sipas të cilëve numri i të vrarëve në sulm ishte më i lartë se 120.

Baza ku ndodhi sulmi përdoret si një qendër stërvitjeje për milicinë pro-qeveritare dhe kontrollohet nga shërbimi inteligjent i vendit.

Sipas zyrtarëve vendas, një person u fut në bazë në një mjet ushtarak Humvee dhe pas kësaj e shpërtheu atë brenda bazës duke shkaktuar tragjedinë. Godina u rrafshua e gjita nga shpërthimi dhe kjo ka shkaktuar edhe numrin e madh të viktimave, raporton AP.

Në një deklaratë pas sulmit, talibanët thanë se më herët ishin takuar me zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të SHBA-së, për të biseduar rreth mundësisë së “përfundimit të pushtimit të Afganistanit”, bisedime të cilat do vijojnë në Katar.

Talibanët kanë kontroll në thuajse gjysmën e vendit dhe kryejnë sulme ndaj forcave qeveritare dhe atyre amerikane çdo ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *