Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri Gega zgjat “martesën” me Partizanin


Trajneri Skënder Gega ka rinovuar kontratën e tij me Partizanin.

Sipas kushteve të reja, Gega do qëndrojë në krye të “demave” deri në verën e vitit 2020 ndërsa palët kanë lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit.

Gega e mori drejtimin e ekipit në korrik të vitit 2018 duke zëvendësuar në këtë pozicion Klevis Dalipin.

Aktualisht “të kuqtë” mbajnë vendin e parë në renditje me 3 pikë më shumë se Kukësi ndjekës ndërsa në garë për titullin janë edhe Teuta e Skënderbeu.

Në ndeshjet e dy fazave të para, Partizani ka grumbulluar 37 pikë me një bilanc 11 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje ndërsa ndeshjen e parë të fazës së tretë e luan në Korçë ndaj kampionëve në fuqi të Skënderbeut, ku marrja e një rezultati pozitiv është tejet e rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

Kryeqytetasit po bëjnë një sezon mjaft të mirë dhe janë në garë për titullin kampion, që mungon në raftin e klubit që prej vitit të largët 1993.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *