Vendosni fjalën kyçe....

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin që ndalon daljen e SHBA-së nga NATO, u bën thirrje aleatëve


Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj, për të parandaluar presidentin Donald Trump nga tërheqja e vendit nga NATO, por u bëri thirrje aleatëve evropianë që të paguajnë detyrimet e tyre, ashtu siç ka kërkuar Trump.

Akti dypalësh i mbështetjes së NATO-s u miratua të martën në një votim 357-22, që përsëriti angazhimin e SHBA-së ndaj bllokut ushtarak dhe përfshiu një dispozitë që kundërshton çdo përpjekje të bërë nga presidenti për t’u tërhequr prej saj, duke ndaluar fondet për veprime të tilla.

“Është e çmendur që ne duhet ta prezantojmë këtë projekt-ligj. Por, për fat të keq, është e domosdoshme dhe urgjente.” – tha Tom Malinoëski, një nga bashkëfinancuesit demokratë të projektligjit.

“Është e nevojshme që ta marrim seriozisht Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump nuk ka fshehur ndonjë sekret të përbuzjes së tij për NATO dhe vullnetin e tij për t’u larguar prej saj.”

Në gjurmët e fushatës dhe gjatë presidencës së tij, Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur NATO-n, duke thënë se organizata lejoi anëtarët e tjerë të përfitonin nga bujaria amerikane dhe të gëzonin mbrojtjen e saj pa ndarë barrën financiare me të.

SHBA është deri më tani kontribuesi më i madh i aleancës në aspektin e financave dhe ushtarëve që kryejnë misionet e veta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *