Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtori është një halabak” – Shkarkohet kreu i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj


Shkarkohet nga detyra kreu i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj.

“Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë.” – ka thënë Rama pas vendimit.

Shkarkimi i Iljazajt erdhi pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”, ku një qytetar i kishte kërkuar kreut të Hipotekës së Durrësit zgjidhjen e një problemi, kurse Iljazaj i thotë: “Të ta zgjidhë Rama hallin meqë ke shkruar në Platformën e Bashkëqeverisjes!”

“U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit.” – deklaroi Rama.

Iljazaj u emërua në krye të zyrës së Durrësit në janar të vitit 2018. Në 18 janar, Ministria e Drejtësisë publikoi listën me emrat e 28 kandidatëve të shpallur fitues nga konkursi i hapur për pozicionin e regjistruesit pranë ZVRPP-ve.

Drejtuesit e rinj të ZRPP-ve u pritën në takim nga Kryeministri Rama, i cili u kërkoi profesionalizëm në shërbimin e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *