Templates by BIGtheme NET

Gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, në pranga 2 trafikantët e dyshuar

Policia ka ndaluar 2 trafikantët e dyshuar të sasisë rekord prej 1 ton drogë që u kap mëngjesin e djeshëm në grykëderdhjen e Vjosës, në Vlorë.

Sipas policisë, të ndaluarit janë 39-vjeçari A.A., dhe 33-vjeçari E.Xh. Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, pas pikasjes së gomones por falë errësirës trafikantët e braktisën atë dhe drogën që ishte brenda dhe humbën gjurmën në pyll.

“Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat i hetimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit me iniciale A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.” – thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto