Vendosni fjalën kyçe....

Kapet drogë në Muriqan, ndalohet shoferi me pasaportë serbe


Një sasi droge ende e pakonfirmuar është bllokuar sot nga Policia Shqiptare në bashkëpunim me atë  të Malit të Zi në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit  M.Sh., 55 vjeç, i cili  posedonte një pasaportë serbe. Gjatë kontrollit, qeni antidrogë i policisë shqiptare dha sinjal për drogën e fshehur në pjesën e pasme të makinës.

“Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, godasin një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga një 55-vjeçar . Në PKK e përbashkët Muriqan – Sukobinë, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit. Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis. Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale po i kryen Policia e Malit të Zi.

Specialistët e Antidrogës të DVP Shkodër po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjetër që janë të përfshirë në këtë tentativë trafiku”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *