Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi i Ramës për Kampusin Universitar, përsërit premtimin e 8 viteve më parë (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama premtimet të cilat i ka bërë 8 vite më parë, i ka përsëritur sërish. Fjalën e kemi për ndërtimin e Kampusit Universitar në zonën e Qytet Studentit.

Premtimin e parë Rama e ka bërë me 18 prill të 2011 në të cilën publikoi edhe projektin për këtë Kampus Universitar. Atëherë drejtonte Bashkinë e Tiranës. 

Por edhe pse kanë  kaluar 8 vite ky premtim nuk është mbajtur nga ana e kryeministrit. Por ky i fundit është zotuar sërish se do të bëjë ndryshime dhe ka prezantuar një projekt për këtë zonë.

Tre ditë më parë ai bëri të njëjtim premtim ku u shpreh se studentët do të kenë kushte më të mira për të studiuar.

“Në qytetin studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike. Nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin emadh, numrin e madh të studentëve. Simboli i këtij zaptimi është marrja e mences nga vëllai i presidetit të repulikës dhe kthimi i mencës në lloto. Salla e leximit u kthyen në klube striptizimi. U zaptuan godina për qëllime personale.”, u shpreh Rama.

Kryeministri e bën një premtim të tillë pikërisht kur studentët janë në protestë dhe vijon bojkotimi nga ana e tyre. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *