Presidenti Meta ka reaguar pasi kryeministri Rama i delegoi kompetenct e drejtimit të ministrisë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajt, të cilin më herët nuk e ksihte dekretuar.
I pyetur për të komentuar këtë lëvizje të kryeministrit Rama, Meta u përgjigj duke thënë: “Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.
Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.”