Trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, ka njoftuar se argjentinasi Higuain do jetë pjesë në Londër për të nënshkruar brenda pak orësh.
Edhe pse pritet njoftimi zyrtar nga ana e klubit londinez, tekniku italian e ka dhënë lajmin para takimit të rëndësishëm në Kupë në derbin ndaj Totenhemit.
“Brenda pak orësh Higuain do firmosë për Çelsin. Është një sulmues shumë i fortë dhe sidomos në sezonin tim të parë te Napoli ka bërë gjëra të mëdha. Është sigurisht një nga sulmuesit më të mirë që kam stërvitur dhe përvojën e duhur për të luajtur këtu.” – ka deklaruar Sarri.
Ndërkohë francezët e PSG-së kanë nisur interesimin për trajnerin portugez Zhoze Murinjo, të cilin e kërkon për sezonin e ri që nis verën e ardhshme.
Që prej largimit nga Mançester Junajtid, para pak javësh Murinjo ka qenë i papunë dhe ka nënshkruar një kontratë si analist sportiv për kanalin “beINsports”.
Sipas mediave britanike, Murinjo e ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e PSG-së, duke zëvendësuar në këtë post gjermanin Tuhel.