Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër shtet ku mund të lëvizim pa viza, vendimi hyn në fuqi


Përveç vendeve të Europës në një tjetër shtet shqiptarët nuk të lëvizin pa viza. Ky shtet është El Salvadori. Marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të ish-ministrit Ditmir Bushati me homologun e tij nga El Salvadori në godinën e Kombeve të Bashkuara, në New York të SHBA-ve. Republika e El Salvadorit është një shtet në Amerikën Qendrore me më shumë se 6 milionë banorë. 

“V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË EL SALVADORIT, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, ZYRTARE, TË SHËRBIMIT DHE TË ZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””.

Ndërkohë në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera, si për shpronësime pronarësh për interes publik etj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *