Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Rama kupton vetëm me protesta, shqiptarët të dalin kundër të keqes


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka pas mbledhjes ka deklaruar se sot u diskutua për protestat  kundër qeverisë Rama. Ai u shpreh se vetëm me gjuhën e protestave kupton Edi Rama. 

“Qeveria nuk reagon dhe çdo gjë do të shkojë më keq e më keq. E vetmja gjuhë që kupton Rama është ajo e protestës. Në mbledhjen e grupit u diskutua për protestat. Ne prisnim që të hapeshin negociatat për në Qershor. Me ketë formë dhe këtë regjim që jemi as negociata nuk do të ketë dhe çdo gjë do të shkojë më keq e më keq prandaj iu bëjmë thirrje shqiptarëve që të dalin dhe të protestojnë.”, u shpreh Edi Paloka.

Një ditë më parë PD deklaroi se   më 16 shkurt do të zhvillohet protesta e madhe opozitare. Mësohet se me datën 16 shkurt në orën 11:00, do të zhvillohet kjo protesta e cila do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *