Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet audio: “Baba sa frikë kam, avioni është copë-copë” – Emiliano Sala parandjeu aksidentin


Një audio është publikuar nga portali argjentinas “Ole”, i cili shkruan se zëri që dëgjohet është i Emiliano Sala-s, futbollistit të zhdukur me avion prej dy ditësh. Sala u ka dërguar mesazh me audio në “Whats Upp” miqve të ngushtë, duke parandjerë një rrezik.

“Përshëndetje, vëllezër, si jeni njerëz të çmendur? Vëlla, jam i lodhur për vdekje. Isha në Nantë duke bërë gjëra, gjëra dhe përsëri gjëra… nuk mbarojnë kurrë. Tani jam në avionin që duket se do të bëhet copë-copë. Po shkoj në Kardif pasi nesër pasdite do të fillojmë stërvitje me ekipin e ri, të shohim si është. Si jeni ju vëllezër, mirë?”, thotë Sala në regjistrimin e parë.

Në një tjetër mesazh të dërguar më vonë, Sala thotë: “Nëse për një orë e gjysmë nuk keni të reja rreth meje, nuk di nëse do dërgojnë ndonjë të më gjejë, pasi nuk do të më gjejnë, por që ta dinë… baba, sa frikë që kam”.

Emiliano Sala ishte në bordin e një avioni të vogël, që u zhduk gjatë rrugës nga Nantes në Francë për në kryeqytetin e Uellsit të hënën në mbrëmje.

Një operacion i madh kërkimi është duke u zhvilluar që kur avioni ( brenda të cilit ndodhej Sala, një tjetër pasagjer i paidentifikuar dhe piloti) doli nga radari në ishujt Channel, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *