Vendosni fjalën kyçe....

Rama e bëri ministër të deleguar, Cakaj: Zjarr i pakursyer mbi mua, sot ndjehem më i lehtësuar


Gent Cakaj ka marrë sot nga kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edi Rama, detyrën si ministër i deleguar i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Cakaj ka mbajtur një fjalim ku ka përmendur kritikat ndaj tij si i papërshtatshëm për drejtimin e kësaj ministrie.

“I nderuar kryeministër, zoti ministër Bushati, të nderuar kolegë të ministrisë. Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua, ndjehem disi më i lehtësuar sesa kur më është komunikuar detyra e lartë dhe kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë, sepse të qenit drejtues i këtij institucioni kyç, me kompetenca të deleguara nga vetë Zoti Edi Rama, me vëzhgimin e tij është një start i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave pa bazë e paragjykimeve pa faj.

Ndryshimi i ministrit për Eduropën dhe Punët e JAshtme, ashtu sikurse edhe delegimi i kopetencave tek një zëvendësministër 28-vjeçar siç jam unë dhe këto ditë edhe mosha e re është dukur faj në vend që të duket burim energjie, frymëzimi dhe kreativiteti, nuk vë në dyshim asnjëherë masën e rezultarëve dhe masën e gjerë të aktiviteteve që kjo ministri ka shënuar tash në 5 vite.

Nën drejtimin e ministrit Bushati, trajta amorfe dhe përmbajtja pothuajse likuide e politikës së jashtme të Shqipërisë është shndërruar në një platformë solide dhe të mirëstrukturuar, mbështetur fuqishëm në parimet e dinjitetit kombëtar.

Shqipëria sot pa asnjë dyshim qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik dhe nivelin më të konsoliduar. Vendi ynë është bërë prijës i një sërë nismash rajonale. Shqipëria qëndron para një vendimi historik për negociatat. Atdheu ynë Shqipëria është në fazën e pakthyeshme”, deklaroi Cakaj.

Ndër të tjera Cakaj premtoi se do punohet natë e ditë për të çuar para integrimin e vendit në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *