Një ditë pasi u betua si Ministrër i Jashtëm, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar këtë detyrë Gent Cakajt, zv/ministrit të Jashtëm, duke kaluar mbi qëndrimin refuzues të presidentit Meta.
Rama tha se Cakaj është zëvendësministër i parë ai do të përfaqësojë Shqipërinë, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.
“Kjo është fjala ime më e shkurtër, unë i nënshkruari Edi Rama ia delegoj detyrën e ministrit të jashtëm zëvendësministrit të jashtëm Gent Cakajt, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë si brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Rama.
Një ditë pas betimit të tij nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm, Rama nisi sot detyrën e tij të re dhe veprimi i parë që Rama bëri si ministër i Jashtëm, ishte delegimi i kësaj detyre te Cakaj.
Gent Cakaj ishte emri më i kontestuar ndër propozimet e Edi Ramës për ndërrimin e qeverisë. Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Cakajn si kryediplomat, pasi e konsideroi atë si të pa besueshëm, pa përvojë dhe të pa përgjegjshëm për të marrë detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Ai kërkoi dhe ngritjen e një komisioni për hetimin e DSIK-së, që pajisi me Certifikatë Sigurie Cakajn.
Në vazhdën e presidentit, edhe opozita dërguoi në Kuvend një shkresë , përmes së cilës kërkon ngritjen e një grupi hetimor ndaj DSIK-së, për të verifikuar nëse ka zbatuar ligjin lidhur me pajisjen me Certifikatën e Sigurisë Gent Cakajn./Hashtag.al