Vendosni fjalën kyçe....

“Rama mashtroi publikun dhe shkeli Kushtetutën, Cakaj s’i plotëson kushtet për ministër” – Ish-ministri


Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, ka thënë se me delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj, kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën.

Sipas Manjanit, detyra i është deleguar një zyrtari që nuk plotëson kushtet për ta kryer atë dhe një detyrë që nuk delegohet sepse është betuar ta ushtrojë dhe jo delegojë.

Ai shkruan se Rama ka mashtruar publikun duke deleguar diçka të cilën mori përsipër dhe u betua ta kryente vetë.

“Asnjë surprizë! Delegoi një detyrë Kushtetuese një zyrtari që nuk plotëson dot kushtet për t’a kryer atë.

Delegoi një detyrë që nuk delegohet sepse, është betuar se do ta ushtrojë dhe jo ta delegojë! Ky quhet shkelje e betimit kushtetues! Veprimi i marrjes së detyrës kushtetuese për të mos e kryer vetë është mashtrim!

Ata që e bëjnë kryejnë abuzimin më të rëndë me detyrën publike. Na flasin dhe për Kushtetutën, pa le! Na hapën barkun!” – shkruan Manjani në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *