Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi me tritol në Tiranë, pronar i makinës mjeku i njohur


Të tjera detaje zbulohen lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, ku një shpërthim me tritol ndodhi në rrugën “Belul Hatibi”.

Shënjestër ishte makina me targa AA44100, e cila është në pronësi të mjekut Dervish Hasi, kardiokirurg në një spital privat në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua në pjesën e pasme e makinës, të cilën mjeku e kishte parkuar në lagjen e tij.

“Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D. H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sipas grupit hetimor, sasia e eksplozivit ishte shumë e vogël dhe si rezultat dyshohet se autorët kanë patur si qëllim që të paralajmërojnë mjekun. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit.

Uniformat blu po hetojnë për ndonjë konflikt të mundshëm për shkak të profesionit të Dervishit si kardiokirurg.

Sakaq po mblidhen kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, për të parë skenën e ngjarjes dhe identifikuar autorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *