Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj policisë tek Tregu Agroushqimor në Elbasan, Çela akuzohet për tentativë për vrasje


Për sulmin ndaj Policisë në Tregu Ushqimor në Elbasan Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj Suel Çelës. Ky i fundit akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë.  Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Kjo ngjarje ndodhi   në Tregun Agro-Ushqimor në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në këtë datë në mbrëmje para tregut Agro-Ushqimor Pplicia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. 

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi që drejtohej nga Suel Çela ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *