Ditën e sotme disa banesa janë shembur nga bashkia në zonën e Medresesë në Tiranë. Banorët janë njoftuar para një muaji se duhet të lironin banesat e tyre por banorët sot janë të alarmuar sot pasi fadromat kanë shembur shtëpitë e tyre.
Për “Fax News” ka folur një prej banoreve e cila shprehet se ka marrë kredi për banesën që iu prish sot dhe sipas saj shteti po vepron në mënyrë barbare.
“Unë shtëpinë time e kam blerë 100 milionë lekë, a vihet në pikë të dimrit që të prishet shtëpia, janë tallur në mënyrën më barbare me ne. Unë e kam akoma me kredi shtëpi, kam edhe 7 vite për të larë. Prishin qepenin dhe nuk mbajnë pikë përgjegjësie, ku do shkoj unë, ku të mbytem që të laj kredinë?
Ku të ankohesh për këta, këta të fusin në burg, vetëm atë dimë. Këta të tërheqin zvarrë, këta të përshtynë po të ankohesh diku. Këta dinë vetëm burg, asgjë tjetër. Unë i kam shpërndarë kalamajtë që të mos e shohin këtë tmerr sot me sy. Na kanë sjellë një shkresë dhe na kanë thënë që përjashtohemi nga procesi i legalizimit”, shprehet banorja.