Pas protestave të shumta të qytetarëve grekë dhe përplasjeve me policinë, parlamenti i shtetit helen ka shtyrë seancën plenare ku do të votohet për emrin e Maqedonisë. Votimi në parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, që pritej të zhvillohej sot në mbrëmje, u shty për nesër në orën 14:30.
Bëhet e ditur se u shty votimi për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.
Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, e arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras, nuk është pritur mirë nga kampet opozitare të të dy vendeve. Në Maqedoni është presidenti Ivanov, që refuzon këtë. Ndërsa në Greqi, opozita dorëzoi një mocion mosbesimi për kryeministrin Tsipras.
Pak ditë më parë në sheshin “Sintagma” para Kuvendit grek kundër marrëveshjes së Prespës nën moton “Maqedoni do të thotë Greqi”, qytetarët kërkojnë anullimin e kësaj marrëveshje.